Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

FOTO/ "Përtej ëndërrave të mia, shpresoj të jem inspirim": Hamilton shpërthen në lot pas rekordit

Lapsi.al 15 November 2020
FOTO/ "Përtej ëndërrave të mia, shpresoj të jem

Lewis Hamilton bëhet një legjendë e F1 si Michael Schumacher e nuk e fsheh emocionin për atë që ka arritur në kulmin e një karriere të jashtëzakonshme. "Kam arritur dicka që shkon përtej ëndërrave të mia, shpresoj që kjo të jetë një inspirim për fëmijët. Më mungojnë fjalët, nuk mund të bëj tjetër gjë vecse ti falenderoj të gjithë, familjen time, skuadrën. Pa ata nuk do të mund ti arrija kurrë këto suksese. Aventura jonë ishte monumentale. Jam i lumtur që bëj pjesë në të", ka komentuar në të nxehtë anglezi i Mercedes. "Nëse kërkon të arrish rezultate, duhet të ëndërrosh të pamundurën, ta ndjekësh pa hequr dorë kurrë e të mos vesh në dyshim kapacitetin", ka thënë piloti.

Mbi shtatë titujt: "E paimagjinueshme të fitoj shtatë tituj, por me këtë skuadër nuk ka limite. Në gjithë jetën time nuk e kisha ëndërruar kurrë dicka kaq të jashtëzakonshme, më dukej shumë larg. Jam krenar për atë që bëmë. Do kem nevojë për pak kohë që ti gëzohem plotësisht. Ishte një vit i vështirë për miliona persona në gjithë botën. Ishte një sfidë e madhe për mua e falë personave që kam pranë arrita të qendroj i përqendruar".

Hamilton largoi pastaj cdo hipotezë tërheqje në fund sezoni: "Në realitet ndihem sikur kam nisur tani të garoj. Ndihem në formë fizike e mentale. Jam i përqednruar për vitin e ardhshëm, do të doja të qendroja. Kam shumë punë për të bërë këtu".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI