Flash

Ndjesa nuk i mjafton Luis Albertos, Lotito e Tare të tërbuar: Inzaghi mundohet ta zbusë tonet

Lapsi.al 16 November 2020
Ndjesa nuk i mjafton Luis Albertos, Lotito e Tare të tërbuar: Inzaghi

Në shtëpinë e Lazios shpërthimi në rrjetet sociale i Luis Albertos vazhdon të bëjë zhurmë të madhe. Pavarësisht ndjesës së lojtarit, në fakt, pozicioni i spanjollit mbetet i komplikuar. Nga njëra anë Lotito e Igli Tare janë tërbuar për shkak të deklaratave të mesfushorit e nuk duket se kanë ndërmend ta lënë të kalojë. Nga tjetra është tekniku Inzaghi që mundohet të bëjë zbutësin për "të limituar dëmet" në prag të impenjimeve të ardhshme.

Sipas asaj që bën të ditur Il Messaggero, për momentin nuk është marrë ende asnjë vendim zyrtar nga shoqëria në lidhje me ish-lojtarin e Liverpool, por duke se spanjolli rrezikon të përfundojë jashtë organikës.

Mbetet gjithashtu e vlefshme edhe mundësia e një gjobe të madhe e të një ndalese prej dy javësh si dënim (Crotone e Zenit). E gjithë kjo e shoqëruar me shumë zhgënjim. Sidomos nga ana e drejtorit sportiv Tare, në të kaluarën gjithnjë shumë pranë lojtarit e tani i plagosur thellë nga fjalët e tij.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI