Flash

E rrëmbejnë kur ishte me të dashurën në makinë, futbollisti nigerian rrëfen: "Më mbyllën katër orë në bagazh"

Lapsi.al 16 November 2020
E rrëmbejnë kur ishte me të dashurën në makinë,

Christian Obodo, ish-mesfushori i Perugia, Fiorentina, Udinese e Lecce, është rrëmbyer dhe lëshuar pas ndonjë ore, në Nigeri. 36 vjecari që tani luan me Apollon Smyrnis është marrë me forcë ndërsa ndodhej në afërsi të Warri, qendra e rajonit Delta. Obodo ishte në makinë me shoqen e tij e kur ndaloi, disa njerëz të armatosur i janë afruar duke e detyruar të ngjitet në makinën e tyre.

Obodos i morën të gjitha sendet me vlerë që kishte dhe e cuan në një pyll. Historinë e frikshme e ka rrëfyer vetë lojtari për Brila FM, emitent në vendin e tij që merret me cështje sporti: "Më mbyllën katër orë në bagazhin e një makine, në të nxehtë - tha Obodo -. Rrëmbyesit më thanë se kishin humbur para, duke vënë baste për ndeshjet e kombëtares nigeriane. Nuk më bënë keq, as kërcënuan, por nuk e kuptoj përse dikush ka dëshirë të më bëjë të përjetoj situata të tilla". Obodo ishte rrmbyer, gjithnjë në Nigeri, në 2012 ndërsa po shkonte në kishë, e pastaj u la i lirë pas pagesës së dëmshpërblimit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI