Flash

"Kur nervozohet, bëhet gogol": Lozano tregon fytyrën e dytë të Gattusos

Lapsi.al 16 November 2020
"Kur nervozohet, bëhet gogol": Lozano tregon fytyrën e

Mos e nervozoni kurrë Gattuso, fjalë e thënë nga Hirving Lozano. Sulmuesi meksikan i Napolit ka folur për raportin e tij me teknikun në një intervistë për mikrofonët e TV Azteca Deportes në të cilin ka prekur disa argumente, duke filluar nga vështirësitë e sezonit të kaluar: "Gattuso ka një mënyrë të tij të të qenit, është shumë i drejtpërdrejtë, e kur nervozohet bëhet gogol" tha Lozano.

"Ka një karakter të fortë, prandaj duhet të adaptohesh e të mësosh sa më shumë të jetë e mundur - ka shtuar Lozano, që vitin e kaluar u përzu nga një seancë stërvitore nga tekniku - Tani mendoj se e kam kuptuar si të ndërveproj e si të administroj raportin tim me teknikun, eksperienca e vitit të kaluar më ka hapur sytë. Është një njeri i aftë, nuk kam asnjë dyshim”.

Lozano ndihet tani i maturuar sa të ketë një të ardhme në një prej skuadrave më të mëdha në botë: “Më pëlqen futbolli italian, është i vështirë por që kur mbërrita tek PSV Eindhoven kisha qëllim të matesha në një kamopionat më kompetitiv. Tani e arrita, por dua dicka tjetër. Në të ardhmen nuk mund ta dish kurrë cfarë mund të ndodhë, varet nga shumë gjëra. Janë shumë klube në të cilin më pëlqen të luaj, për të thënë një, Barcellona, por gjëja më e mirë për vitet e ardhshme do të ishte një klub në të cilin të arrija të integrohesha në mënyrën më të mirë”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI