Flash

Luis Suarez humbet dy ndeshjet e ‘jetës’: infektohet me Covid, mungon kundër Brazilit e Barcelonës

Lapsi.al 17 November 2020
Luis Suarez humbet dy ndeshjet e ‘jetës’: infektohet me Covid,

Luis Suarez është pozitiv me Covid-19. Sulmuesi uruguajan, në Amerikën e Jugut për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas tamponit të cilit i është nënshtruar në prag të ndeshjes kundër Brazilit. Sulmuesi është asimptomatik, por përvecse do të humbasë ndeshjen me Seleçaon, duhet të heqë dorë nga ndeshja "e tij", ajo e Atletico Madrid kundër Barcelonës, programuar në Liga në fundjavë.

Tamponet pozitivë me Covid të kombëtares Celeste janë ato të sulmuesit rojiblanco e të portierit të Cerro Porteño, Rodrigo Muñoz, pasi më parë ishte future në izolim Matías Viña, pozitiviteti i të cilit ishte zbuluar të shtunën e kaluar. Përvec dy lojtarëve ka rezultuar pozitiv edhe Marías Faral, funksionar zyrtar i kombëtares uruguajane. Të gjithë janë mirë e janë futur në izolim si parashikohet nga autoritetet sanitare.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI