Flash

Liga trondit Barcelonën e Real Madrid: mbi 500 milionë euro shkurtime pagash të detyruara

Lapsi.al 17 November 2020
Liga trondit Barcelonën e Real Madrid: mbi 500 milionë euro shkurtime

Liga spanjolle bën llogaritë me krizën ekonomike të lidhur me pandeminë e Covid-19. Kampionati spanjoll ka prezantuar

prospektin e ri të tavanit të pagave për sezonin 2020/21, i cili tregon një ulje maksimale të rrogave (rreth 500 milion në total) që do të ndikojë mbi të gjitha tek klubet më të pasura: pagat e Barcelonës do të kenë një tavan prej 382 milion euro kundrejt 656 në 2019/20 (-42%), ai i Real Madrid prej 468 milion kundrejt 641 të sezonit të kaluar (-27%). Një goditje e vërtetë për dy nga klubet më prestigjioze në futbollin global.

Kufiri i pagave ishte përfshirë në sezonet e kaluara me qëllim të vendosjes së një tavani në shpenzimet e pagave dhe është i lidhur ngushtë me të ardhurat, si ato që vijnë nga të drejtat televizive, marketingu ashtu dhe me ato që lidhen me shitjet e lojtarëve. Të gjitha zëra që kanë vuajtur veçanërisht në vitin e Covid.

Ndikimi i krizës ka çuar në uljen drastike të kufijve të pagave, me pasoja të mëdha mbi fitimet e lojtarëve, të cilëve do t'u duhet të pësojnë një reduktim drastik. Barcelona, në veçanti, kohët e fundit ka filluar bisedimet me lojtarët e saj për të ulur pagat e tyre me 30%: vetëm nga skuadra e ekipit të parë, në fakt, klubi katalanas duhet të jetë në gjendje të kursejë rreth 190 milion euro për të qenë në gjendje të përmbushë parametrat .

Një shkurtim i ngjashëm me atë të kushërinjve të Realit u vendos edhe nga Atletico Madrid, që do të shkojë nga 348 në 252 milion në paga (-28%). Në kontradiktë të lehtë do të jetë Sevilla, fituese e Ligës së fundit të Evropës, që do të kalojë nga një kufi prej 185.1 në 185.7 milion euro. Më shumë diferencë edhe për skuadrat që u futën në garën e dytë evropiane këtë sezon: Villareal (nga 108 në 145 milion), Real Sociedad (nga 81 në 101 milion) dhe Granada (nga 35 në 56 milion).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI