Flash

Lukaku gjen çfarë e pengon Eriksen tek Inter: "Mëso italishten"

Lapsi.al 19 November 2020
Lukaku gjen çfarë e pengon Eriksen tek Inter: "Mëso

Udhëhoqi Belgjikën në Final Four të Nations League e tani Romelu Lukaku është gati të rikthehet protagonist tek Inter, pas problemit muskular që i ka humbur ndeshjen e kampionatit kundër Parmës e atë të Champions League kundër Real Madrid. E, si lider, sulmuesi belg ndërhyn për të mbrojtur shokun e skuadrës Christian Eriksen, me të cilin sapo u përball si kundërshtar në Nations League. "Ka të gjithë kualitetin për tu bërë një kampion e dua ta ndihmoj - ka deklaruar Lukaku për tv danez Kanal 5 - Disa lojtarë kanë nevojë për më shumë kohë për tu adaptuar me futbollin italian, unë kam qenë me fat që u mësova shpejt. Nëse mëson italishten, për të do bëhet gjithcka më e thjeshtë".

Kjo është këshilla e Big Rom për Eriksen, që tek Inter nuk arrin të gjejë hapësirën që do të donte, ndërsa me fanellën e Danimarkës zbavitet e shënon. "Mund të komunikojë më mirë e të japë një kontribut më të madh për skuadrën", ka shtuar Lukaku, që tani mendon për impenjimin e ardhshëm: "Për mua tani ndeshja më e rëndësishme është ajo e të dielës kundër Torinos. Jam i gëzuar për Final Four të Nations League, por më parë do të vijnë kualifikueset e Botërorit e pastaj Europiani: duhet të bëjmë hapa me radhë, pastaj do mendojmë për Final Four".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI