Flash

Manchester City, rinovimi me prapaskenë: Guardiola deri në 2023, sjell Messi në janar

Lapsi.al 19 November 2020
Manchester City, rinovimi me prapaskenë: Guardiola deri në 2023, sjell

Zgjatet bashkëpunimi mes Pep Guardiola e Manchester City. Klubi anglez ka njoftuar rinovimin e kontratës me teknikun spanjoll për dy sezone të tjerë. Akordi i ri do të përfundojë në qershor 2023. "Që kur kam mbërritur tek Manchester City jam ndjerë i mirëpritur në klub e në vetë qytetin - nga lojtarët, stafi, tifozët, nga njerëzit në Manchester e nga presidenti e pronari - janë fjalët e Guardiolas, në faqen zyrtare të klubit - Nga atëherë kemi arritur shumë bashkë, kemi shënuar gola, kemi fituar ndeshje e trofe e jemi të gjithë krenarë për këtë sukses. Të kesh këtë suport është gjëja më e mirë për një trajner. Kam gjithcka që mund të dëshiroj për të bërë mirë punën time e jam i nderuar nga besimi që pronari e presidenti kanë tek unë. Sfida për ne është të vazhdojmë të përmirësohemi e jam shumë entuziast të ndihmoj Manchester City ta bëjë".

"Zgjatja e kontratës së Pep është hapi pasues natyral në një udhëtim që është zhvilluar në harkun e shumë viteve. Është një produkti besimit e respektit reciprok që ekziston mes tij e Klubit" - ka thënë presidenti i City Khaldoon Mubarak - Jam i sigurtë se të gjithë tifozët e City ndajnë të njëjtin gëzim në këtë akord të ri si një mundësi që duhej kapur. Të gjithë tek Manchester City janë të lumtur që Pep zgjati qendrimin me ne e i urojmë cdo sukses për pjesën tjetër të kohës këtu".

Rinovimi i Pep është një provë tjetër që nisja e Lionel Messi nga Barcelona mund të ketë vetëm një destinacion: Manchester City. Sipas "Sun" operacioni mund të përfundojë në janar e është rreth 55-60 milionë euro, përfshirë rikthimin e Eric Garcia tek Barça.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI