Flash

Juventus kërkon blerjen e Moratas, lojërat nuk bëjnë punë me Atleticon: "Paguani"

Lapsi.al 19 November 2020
Juventus kërkon blerjen e Moratas, lojërat nuk bëjnë

I mjaftuan pak muaj Alvaro Moratas për ti heshtur të gjithë skeptikët e ti bindë të gjithë. Me gola e përfaqësime të mira, sulmuesi spanjoll ka magjepsur gjithë ambjentin e tani Juventus po mendon ta blejë me titull përfundimtar verën e ardhshme, duke derdhur në arkat e Atletico Madrid 45 milionë të tjerë që i shtohen 10 të paguara për huazimin.

Akordi me Colchoneros është arritur në momentin e transferimit në huazim: bardhezinjtë mund ta marrin në verë duke derdhur 45 milionë euro, por mund ta shtyjnë për një tjetër sezon duke paguar 10 milionë të tjerë ose mund ta blejnë në fund të sezonit 2021-2022 për 35 milionë. Opsione të ndryshme, por shumë nuk ndryshon: duhen 45 milionë të tjerë.

Një shifër që në shtëpinë e Atleticos nuk kanë ndërmend ta ridiskutojnë, si kuptohet nga fjalët e presidentit Enrique Cerezo. "Eshtë një lojtar i Atletico Madrid, ka shkuar në huazim për dy vjet. Juventus ka një opsion për ta blerë, nëse e do duhet të paguajë - ka thënë ai për 'El Larguero' -. Tani Morata e gjeti rrugën e po vrapon. Meriton gjithcka është duke bërë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI