Flash

Hysaj me Covid, Napoli humbet edhe Rrahmanin: dy shqiptarët luajtën kundër njëri tjetrit në miqësore

Lapsi.al 21 November 2020
Hysaj me Covid, Napoli humbet edhe Rrahmanin: dy shqiptarët luajtën

Napoli duhet të bëjë pa Amir Rrahmanin për ndeshjen e madhe të të dielës në mbrëmje kundër Milan. Mbrojtësi kosovar, që u dëmtua në ndeshjen e fundit të kombëtares së tij kundër Moldavisë në Nations League, në rikthimin në Itali ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lojtari për momentin po qendron në izolim në shtëpinë e tij. Për Gattuso një tjetër problem pas padisponueshmërisë së Osimhen, Ospina e Hysaj.

"Si pasojë e tamponit të kryer këtë mëngjes, në rikthimin nga Kombëtarja, është zbuluar pozitiviteti me Covid-19 i Amir Rrahmanit - ka bërë të ditur Napoli nga profili i tij Tëitter -. Futbollisti, nuk ka hyrë kurrë në kontakt me grupin skuadër, do të kryejë periudhën e izolimit në banesën e tij".

Një problem i madh për teknikun Gattuso në vigjilje të sfidës me Milan, pas lajmeve të këqija të ditëve të kaluara. Victor Osimhen, me Nigerinë, ka pësuar një dëmtim në shpatull që do ta mbajë jashtë dy javë, ndërsa Ospina ka ndjerë probleme fizike pak para ndeshjes së Kolumbisë kundër Ekuadorit e vështirë se do të rrezikohet. I ndaluar për shkak të Covid, ashtu si Rrahmani, edhe Hysaj. Në fakt, dy lojtarët kanë luajtur së bashku në 11 nëntor në miqësoren Shqipëri-Kosovë të përfunduar 2-1 për kuqezinjvë, me Hysajn që u fut në pjesën e dytë të ndeshjes, e më pas rezultoi pozitiv përpara ndeshjes me Bjellorusinë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI