Flash

Nga telefonata për Perez, tek foto me Ramos: "Ronaldo po riafrohet me Real"

Lapsi.al 21 November 2020
Nga telefonata për Perez, tek foto me Ramos: "Ronaldo po riafrohet me

Kur u largua nga Madrid kishte mbajtur vetëm raportin e miqësisë me Marcelon. Pastaj u bë telefonata me Florentino Perez për një vend në Bernabeu për të ndjekur Clasico të marsit të kaluar. Prej aty rinisën kontaktet mes Ronaldos e presidentit të Real. Të gjitha këtyre duhet ti shtohen edhe fotot e postuar në shoqërinë e Sergio Ramos e Pepe, para, e, më pas, me Kovacic e Modric. Sipas "Marca" këto janë të dhëna të sakta për një riafrim të CR7 me ambjentin e blancos. Një lloj preludi për kthimin e madh.

Një seri detajesh që i shtohet faktit që, sipas zërave të merkatos, ky do të jetë viti i fundit i qendrimit të portugezit tek Juventus. E besueshme, mbi të gjitha, nëse konsiderohet se drejtuesit bardhezinj kanë nevojë të ulin barrën e pagave të përgjithshme e se Cristiano, pavarësisht se vazhdon të jetë vendimtar, në shkurt do të mbushë 36 vjec. Media spanjolle i kanë mëshuar edhe një oferte të mundshme të fuqishme nga ana e Psg për kampionin bardhezi. Mbetet ende të kuptohet nëse Ronaldo preferon të arkëtojë sa më shumë në vitete e fundit të karrierës apo të kthehet në një nga vendet e zemrës.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI