Flash

Video/ Mourinho e mposhti, Guardiola nis ankesat: "Skuadrat e tij kështu janë"

Lapsi.al 21 November 2020
Video/ Mourinho e mposhti, Guardiola nis ankesat: "Skuadrat e tij

E fiton Josè Mourinho ndeshjen e madhe me Pep Guardiola. Në javën e 9 të Premier League, Tottenham mposhti 2-0 Manchester City falë golave të Son në të 5’ e Lo Celso në të 65’, që i dhuruan portugezit vendin e parë në renditje, në pritje të Leicester e Liverpool. Me të njëjtin rezultat, Chelsea fitoi në fushën e Neëcastle: vendosën autogoli i Fernandez e goli i Araham. Aston Villa humbi në shtëpi, 1-2 përballë Brighton.

Mourinho e sheh tashmë veten fitues ndaj rivalit të vjetër Guardiola, që pas ndeshjes është ankuar për pamundësinë për të krijuar të skuadrës së tij, për shkak të Spurs në një përformancë tipike të stilit Mourinho. "Mund të kishte shkuar më mirë, ne luajtëm si bëjmë zakonisht gjatë sezonit. Nuk u mbrojtëm mirë në golin e parë. Ata mbronin kaq thellë, e bënin me 6 lojtarë dhe nuk është e lehtë," tha Guardiola për BBC Match of the Day.

"Patëm shanset tona, por nuk shënuam dhe ata bënë dy ose tre raste me kundërsulm dhe ne humbëm ndeshjen. E dinim që para ndeshjes se nuk mund ti lejonim atyre golin e parë. Patëm më shumë raste por humbëm. Skuadra e Mourinhos kështu janë, ti bën një gabim e ata të ndëshkojnë me kundërsulm. Nuk ishte e lehtë, Harry Kane e Ndombele ishin në mesin e fushës, hapësira nuk kishte, zotërimi i topit i yni ishte mirë, por futbolli është goli dhe këtu nuk ishim të aftë".

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Newcastle United 0 - 2 Chelsea

Aston Villa 1 - 2 Brighton & Hove Albion

Tottenham Hotspur 2 - 0 Manchester City

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI