Flash

Video/ Bayern frenon në shtëpi, e shpëton Coman: Dortmund i dihat pas shpine

Lapsi.al 21 November 2020
Video/ Bayern frenon në shtëpi, e shpëton Coman: Dortmund i dihat

Në javën e 8° të Bundesligës, Bayern Mynih con dëm mundësinë e parë të arratisjes e nuk shkon më shumë se 1-1 me Werder Bremen, duke barazuar me Coman në të 61’ avantazhin e shënuar nga Eggestein (45’). Në vendin e dytë ngjitet Dormund pas fitores me Hertha Berlin, duke arritur kështu me 18 pikë Leverkusen që fitoi 2-1 në shtëpinë e Arminia Bielefeld, ndërsa Leipzig u frenua në 1-1 nga Eintracht. Barazim edhe mes Mönchengladbach e Augsburg (1-1) e mes Hoffenheim-Sttutgart (3-3). Wolfsburg fiton pa probleme në shtëpinë e Schalke (0-2).

Flick shpresonte të shihte një skuadër ndryshe, Manuel Neuer gjithashtu. Në ndeshjen numër 400 me bavarezët portieri është protagonist, duke shpëtuar portën dy herë në pak sekonda ndaj Rashicës në fillim e pastaj Augustinsson. Miqtë janë të shpejtë e të rrezikshëm në kundërsulm e shkuan sërisht pranë avantazhit me të djathtën fluturimthi të Bittencourt që përfundoi në rrjetën e jashtme. Pjesa e parë e mirë e Werder u kurorëzua në sekondat finale me golin e Eggestein, që shfrytëzoi një asist nga e djathta e Sargent për të mundur Neuer.

Bayern u hodh përpara në kërkim të barazimit dhe e gjeti në të 61' me golin me kokë të Coman në krosimin e Goretzka. Flick provoi ta fitonte ndeshjen, duke hedhur në fushë Sané, Gnabry e Choupo-Moting, që humbi mundësinë për 2-1 në të 85' me një devijim në zonë që kaloi pak mbi traversë. Werder shkoi pranë goditjes së madhe në të 87' me Sargent, por gjithësesi ndaloi Bayern, duke i bllokuar arratinë kampionëve në fuqi.

GERMANY - BUNDESLIGA

Arminia Bielefeld 1 - 2 Bayer Leverkusen

Bayern Munich 1 - 1 Werder Bremen

Borussia Moenchengladbach 1 - 1 Augsburg

Hoffenheim 3 - 3 VfB Stuttgart

Schalke 04 0 - 2 Wolfsburg

Eintracht Frankfurt 1 - 1 RasenBallsport Leipzig

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI