Flash

"Të mëdhenj djema, vazhdojmë kështu", Ronaldo me numra rekord tërheq Juventusin

Lapsi.al 22 November 2020
"Të mëdhenj djema, vazhdojmë kështu", Ronaldo me
"Të mëdhenj djema, vazhdojmë kështu'!". Cristiano Ronaldo feston pas suksesit të Juventus, me dygolëshin personal, përballë Cagliari dhe e bën në profilin e tij në Instagram. "E adhuroj këtë ndjesi, deri në fund" ka shtuar portugezi, duke postuar imazhet e sfidës në Allianz Stadium. Cristiano Ronaldo, me një nga përfaqësimet e tij të zakonshme, i lejoi Juventus të kthehet të thithë ajër më të pastër, në zonën e lartë të klasifikimit: Në përmbledhje: 60 gola në 69 ndeshje të Serie A, 73 gola në 95 ndeshje me fanellën bardhezi e më shumë gola se të gjithë në të 5 kampionatet më të mira të Europës që në fillim të 2020. " Tani objektivi do të jetë të vazhdojë të bëjë mirë edhe në Champions League, të martën në orën 21, në sfidën kundër hungarezëve të Ferencváros, të udhëhequr nga Myrto Uzuni. Numrat janë ato që i lejojnë CR7 të jetë një gjigant i futbollit modern. Është i pari lojtar i Juves, në fakt, që ka shkuar në gol në të pesë përfaqësimet sezonale në Serie A në kohën e tre pikëve për fitore (nga 1994/95). Për më tepër, në 60 vitet e fundit, vetëm dy lojtarë kanë shënuar të paktën tetë gola në tetë ndeshjet e para sezonale të Juventus në Serie A: Paulo Dybala (10 në 2017/18) e Cristiano Ronaldo, tetë në këtë kampionat. Sulmuesi bardhezi ka shënuar pesë gola kundër Cagliari në Serie A, më shumë se kundër cdo skuadre tjetër (pesë edhe ndaj Sampdorias e Lazios). Nga 13 golat e shumëfishtë të Ronaldos në A, vetëm ajo kundër Udinese (në 37’ në dhjetor 2019) u arrit në më pak minuta nga nisja e ndeshjes se kjo kundër sardëve (42’).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI