Flash

Dede shkarkon përgjegjësinë pas humbjes në debutim "Këta janë lojtarët”

Lapsi.al 22 November 2020
Dede shkarkon përgjegjësinë pas humbjes në debutim

"Egbo meriton komplimente, por këta janë lojtarët, vetëm 3 lojtarë kemi me eksperiencë të madhe. Ne duhet të rikuperojmë sa më shumë. Shumë shpejt besoj se do të vijnë edhe rezultatet". Një frazë e thënë nga tekniku i ri i Tiraëns Nevil Dede, pas humbjes në debutim në pankinën bardheblu, i mposhtur nga një gol në minutën e 97 nga Vllaznia, me rezultatin 3-2. Një frazë e cuditshme e thënë nga një trajner që para ndeshjes u deklarua qartë për objektivin titull.

"Ky është realiteti dhe futbolli - është justifikuar Dede -. Koha ka qenë e shkurtër për ta përgatitur ndeshjen. Disa lojtarë i kishim te kombëtaret. Vetëm dy seanca kemi qenë bashkë. Presioni i humbjeve të fundit dhe dëshira për fitore e solli këtë rezultat. Pas disa gabimeve individuale e rëndësishme është t’i japim kurajë lojtarëve" tha tekniku duke e anuar peshën e humbjes nga lojtarët. "Hoxhallari për herë të parë kur kam ardhur te ekipi, e kemi përdorur si qendërmbrojtës dhe mendoj se mund ta bëjë mirë. Sot nuk doja ta rrezikoja, pasi ekipi po reagonte mirë. Vangjeli ka një shpirt të admirueshëm, pavarësisht se mosha bën të sajën".

Në fund edhe një koment për Giamfy, që i frikësoi të gjithë me dëmtimin e pësuar në fushë: "Është i vetëdijshëm dhe besoj se nuk është ndonjë gjë serioze, por në momentin e parë ishte e frikshëm dhe u trembëm". Tani Dede shpreson që të rikuperojë sa më shpejt Torassën: "Shumë shpejt kthehen edhe Tosevski. Shpresoj që t’i kthejmë sa më shpejt".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI