Flash

Video/ Shikoni çfarë i bën Haaland mbrojtjes së Herthas: katër gola në 32 minuta

Lapsi.al 22 November 2020
Video/ Shikoni çfarë i bën Haaland mbrojtjes së Herthas:

I pabesueshëm Erling Haaland. Në ditën e triumfit të Golden Boy 2020, që cdo vjeshtë i jeper lojtarit më të mirë Under 21 të vitit, që luan për një klub europian të divizionit elitar, sulmuesi i Borussia Dortmund ka treguar edhe njëherë instiktin e tij të golit, duke u konfirmuar kështu një bomber i jashtëzakonshëm në rastin e sfidës së Bundesligën, në shtëpinë e Hertha Berlin. Me Dortmund në disavantazh 1-0, Haaland ka shpërthyer: dygolësh në dy minuta (47' e 49'), tregolësh në 15 minuta (62') e poker në 32' minuta (79'). Norvegjezi ka realizuar 37 gola në 35 ndeshje të luajtura mes Dortmund e kombëtares.

E në të njëjtën ndeshje është regjistruar një tjetër episod për tu futur në histori. Në vend të Haaland, në të 40' e pjesës së dytë, ka bërë debutimin e tij në Bundesligë Youssoufa Moukoko. Talenti kamerunas në moshën 16 vjec e një ditë bëhet kështu debutuesi më i ri i historisë së Bundesligës, duke i marrë vendin e parë Nuri Sahin, që e luajti ndeshjen e tij të parë në moshën 16 vjec e 335 ditë.

POKERI I HAALAND NDAJ THERTHA BERLIN

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI