Flash

Video/ Fluturimi i parë i avionit të Lazios për tu harruar: mbërrin, por nuk niset më

Lapsi.al 22 November 2020
Video/ Fluturimi i parë i avionit të Lazios për tu harruar:

Për shkak të reshjeve të shiut, erës e pamjaftueshmërië së shikimit, grupi bardhekaltër mbrëmë është transferuar me autobus në aeroportin e Lamezia, ku një fluturim i Alitalias e ka sjellë në Fiumicino rreth mesnatës.

Fluturimi i parë i Lazios me avionin e "personalizuar" do të kujtohet për tre pikët e marra në Crotone, por edhe për ankthin dhe pasigurinë e lidhura me udhëtimin në Kalabri. Ka ndikuar shumë koha e keqe që ka pushtuar zonën që nga e premtja. Kështu, ulja në aeroportin Pitagora ishte problematike, për shkak të një ere të fortë. Tre xhiro më shumë në pistë para se të gjente mundësinë për të prekur asfaltin, mes ankthit të skuadrës së Inzaghi.

Përmbytja që në orët para ndeshjes ka goditur qytetin, duke krijuar probleme edhe në përfundim të ndeshjes së, ka diktuar një ndryshim programi për udhëtimin e kthimit të Lazios. Kulla e kontrollit e aeroportit të Crotones ndiqet në distancë nga Lamezia dhe në përgjithësi struktura paraqet probleme në rast të motit të keq dhe shikimit të dobët. Kështu që grupi bardhekaltër natën e kaluar u zhvendos me autobus në aeroportin e Lamezia, nga ku me një fluturim të Alitalia arriti në Fiumicino rreth mesnatës.

Boeing 737/300, i personalizuar i Lazios, u largua nga Crotone këtë mëngjes pak pas mesditës për në Romë-Fiumicino. Në pritje të mundësisë për të fluturuar me Lazion për udhëtimin tjetër, atë të Ligës së Kampionëve në Dortmund kundër Borussia, më 2 dhjetor.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI