Flash

Mihajloviç zbulon mesazhin e marrë nga kryeministri Edi Rama gjatë shtrimit në spital

Lapsi.al 23 November 2020
Mihajloviç zbulon mesazhin e marrë nga kryeministri Edi Rama

Sinisha Mihajloviç ka publikuar së fundmi librin e tij autobiografik dhe mes kujtimeve të hedhura aty, ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I referohet periudhës kur trajneri serb ishte i sëmurë dhe po luftonte me leuçeminë. Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit, tregon se numrin e telefonit të Edi Ramës ia kishte dhënë miku i tyre i përbashkët, Aleksandar Vuçiç.

“Gjithnjë, nëpërmjet Vuçiçit, mora edhe një mesazh tjetër të bukur nga Edi Rama”, rrëfen ndër të tjera Mihajloviç.

“Panorama Sport” ka siguruar mesazhin e Ramës, të cilin Mihajloviç e ka publikuar të plotë në librin e tij të titulluar “La partita della vita” (Ndeshja e jetës).

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad. Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes. E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI