Flash

Marotta i tregon derën Eriksen: "Nuk mbajmë asnjë që do të transferohet"

Lapsi.al 22 November 2020
Marotta i tregon derën Eriksen: "Nuk mbajmë asnjë që do

E ardhmja e Christian Eriksen vazhdon të jetë cështje tek Inter. "Nuk duhet të mbajmë kurrë një lojtar që kërkon të transferohet - ka shpjeguar me qartësi Marotta -. Eriksen po sillet si profesionist, duhet të bëjmë vlerësimet e duhura". "Tani është në dispozicion të Contes e ajo që po bën trajneri është në interes të klubit e lojtarit - ka shtuar -. Për momentin nuk kanë ardhur kërkesa të vecanta nga lojtari por, në momentin e duhur, duhet të gjejmë kombinimin e duhur".

Marotta nuk ka përdorur fjalë të mesme për të sqaruar pozicionin e danezit. Lojtari e ka të vështirë të gjejë hapësirë në skemat e Contes e vazhdon të dërgojë mesazhe të qarta për klubin në prag të dritares së ardhshme të merkatos. Sinjale që shoqëria zikaltër i ka marrë dhe sipas fjalëve të administratorit të deleguar mund të cojnë në një shitje të mesfushorit.

Hipotezë që Marotta e mban të hapur duke parë situatën e lojtarit, tashmë në fund të projektit e larg nga planet e teknikut. "Dje Conte është përgjigjur në mënyrë të prerë - ka përfunduar Marotta duke folur për Eriksen -. tekniku do ta përdorë kur dhe si ta shohë të arsyeshme". Fjalë që duken më shumë si lamtumirë se inkurajim.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI