Flash

Tronditet Milan: kohët e rikuperimit të Ibrahimovic të paqarta

Lapsi.al 23 November 2020
Tronditet Milan: kohët e rikuperimit të Ibrahimovic të paqarta

Milan humbet Zlatan Ibrahimovic për shkak të dëmtimit, pikërisht kur nuk duhej: sulmuesi suedez, gjatë ndeshjes së fituar kundër Napolit në San Paolo me një dygolësh të tij, ka pësuar një lëndim të muskulit të bicepsit femoral të kofshës së majtë. Kontrolle të reja janë parashikuar pas 10 ditësh, por Ibra - në kuotën 10 gola në kampionat - do të humbasë e sigurtë sfidat e Europa League kundër Lille e Celtic, përvec ndeshjes kundër Fiorentinës në kampionat.

Kampioni suedez ka dalë nga fusha para kohe, pasi provoi të qendronte në fushë pa sukses, duke i lënë vendin të riut Colombo (duke parë mungesën për shkak të dëmtimit të Leaos). Kohët e rikuperimit mund të jenë 3-4 javë, por kontrolli i ardhshëm për Ibran është fiksuar pas 10 ditësh, pas Lille, Fiorentina e Celtic për të vlerësuar situatën.

Përvec suedezit, edhe Alexis Saelemaekers i është nënshtruar kontrolleve për të vlerësuar problemin e shfaqur në pjesën e dytë të ndeshjes në San Paolo. Për anësorin belg bëhet fjalë për një traumë distorsive të gradës së parë në kaviljen e majtë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI