Flash

"Më në fund negativ". Dzeko i shënon gol koronavirus pas 17 ditësh ndeshje

Lapsi.al 23 November 2020
"Më në fund negativ". Dzeko i shënon gol koronavirus
Kapiteni i Romës, Edin Dzeko, ka mundur Koronavirus dhe lajmin e ka ndarë me tifozët në rrjetet sociale. Pasi të kryejë edhe vizitat e aftësisë sportive sulmuesi do të kthehet në dispozicion të Fonsecas. Pas 17 ditësh, Roma rigjen Edin Dzekon që më në fund ka rezultuar negativ ndaj tamponit, pasi kishte rezultuar i infektuar me Covid në 6 nëntor: "Më në fund negativ. Tani mezi pres të kthehem të stërvitem me shokët e mi për ti ndihmuar të vazhdojnë të luajnë kaq mirë" ka shkruar boshnjaku. Pas vizitave të aftësisë sportive Dzeko mund të vihet përsëri në dispozicion të teknikut portugez: në teori për transfertën e Europa League në Cluj të enjten, në praktikë, duhet të kthehet në fushë për ndeshjen kundër Napolit të dielën e ardhshme. Në kampionat, Roma, pikërisht në San Paolo, në fushë, ishte mundur herën e fundit korrikun e kaluar, ndërsa tani mund të udhëhiqet sërisht nga kapiteni i saj.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI