Flash

Klopp i tërbuar me gazetarët, sulmon emitentët për kalendarët: “Nuk e di a do e mbyllim kampionatin me 11 lojtarë”

Lapsi.al 23 November 2020
Klopp i tërbuar me gazetarët, sulmon emitentët për

Liverpool mposhti Leicester duke arritur Tottenham në krye të Premier League. E gjitha kjoi pavarësisht një liste të gjatë mungesash, mes dëmtimesh e rasteve të Covid-19. Por kush priste një Klopp të lumtur pasi mposhti skuadrën e Rodgers, e ka kuptuar keq. Gjermani ka qenë i tërbuar kur është ndalur të flasë përpara telekamerave të Sky Sports. Por nuk e ka as me lojtarët e as me ndonjë situatë tjetër në fushë, por me… televizionet që transmetojnë Premier League. Sipas gjermanit askush nuk interesohet për lojtarët, të detyruar të luajnë shumë ndeshje të përafruara.

“Kur flas për këto gjëra nuk flas vetëm për ne, po për të gjithë. E nëse ju flisni me BT Sport, jemi të gjithë të mashtruar. Sky e BT Sport duhet të bien dakord, sepse nëse vazhdojmë të luajmë të mërkurën e pastaj të shtunën në orën 12:30 nuk e di nëse do ta mbarojmë kampionatin me 11 lojtarë. E di që ju nuk ju intereson dhe problemi është i gjithi ky. Ne flasim shumë e nuk ndodh asnjëherë asgjë. Njerëzit na thonë të bëjmë turnover, por me kë? Ne kemi ndonjë zgjedhje më shumë në sulm, por të tjerët janë të rinj”.

Tekniku i Liverpool nuk ndalet, madje kundërsulmon: “Kam një raport të mirë me ju, por nëse dikush më flet akoma për kontrata bëhem i cmendur. Flasim për kontrata që nuk janë bërë për sezone si ky, me Covid. Duhet të adaptohemi të gjithë. Gjithcka ka ndryshuar, por televizionet janë ende të fiksuar me atë që ishte më parë. Por gjithcka ka ndryshuar, bota e gjitha".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI