Flash

"Bëjnë para me fytyrën time": Ibra nuk kursen Fifa e FIFPro dhe kërcënon me hetim

Lapsi.al 23 November 2020
"Bëjnë para me fytyrën time": Ibra nuk kursen Fifa e
I pandalshëm në fushë, po edhe jashtë saj. Zlatan Ibrahimovic është tërbuar me Fifa e FIFPro (sindakata botërore e futbollistëve) për përdorimin e emrit e imazhit të tij në videolojën Fifa produkt i Electronic Arts (EA). Me një mesazh në Tëitter sulmuesi i Milan pyet "kush e ka autorizuar Fifa EA Sport të përdorë emrin e fytyrën time? Nuk e dija që isha një anëtar i FIFPro e, nëse është kështu, qenkam regjistruar pa e ditur, në mënyrë të dyshimtë. Por një gjë është e qartë, nuk e kam lejuar kurrë Fifa ose FIFPro të bëjë para me mua". Ibra kërkon të jetë i qartë: "Dikush ka realizuar një përfitim në emrin tim e fytyrën time pas anjë kontratë për gjithë këto vite. Është kohë të hetohet", shton suedezi, në një mesazh të dytë që i drejtohet 7 milionë folloëers të tij. Versioni 2020 i videolojës Fifa ka tërhequr gati 35 milionë lojtarë, sipas numrave të shpërndarë nga editori amerikan në fillim të këtij muaji. Versioni 2021 është hedhur në treg pak javë më parë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI