Flash

Pa simptoma, Salah negativ për 10 ditë: "Të hënën testet vendimtare të Uefa-s"

Lapsi.al 23 November 2020
Pa simptoma, Salah negativ për 10 ditë: "Të hënën

Lajme të mira në shtëpinë e Liverpool, natyrisht jo dhe aq për Atalantën: Jurgen Klopp pas fitores 3-0 ndaj Leicester ka njoftuar edhe negativitetin e Mohamed Salah. "Tamponi i Momo ka dhënë përgjigje negative, besoj se gjithcka është në rregull. Tani do ti nënshtrohemi edhe testeve të Uefa-s por kam besim se edhe ato do të jenë në rregull, ndërkohë mund të stërvitet me ne" ka thënë tekniku. Egjiptiani kandidohet kështu për grumbullimin në vigjilje të ndeshjes së Champions League të mërkurën kundër italianëve.

Salah kishte rezultuar pozitiv, edhe pse asimtomatik, në 13 nëntorin e ka humbur kështu sfidën e dyfishtë kualifikuese për Botërorin të Egjiptit kundër Togos përvec ndeshjes së djeshme të Premier League. Për Klopp do të ishte një rikuperim i rëndësishëm duke parë se si Keita ashtu dhe Shaqiri, të dëmtuar kundër Leicester, mund të mos ia dalin të jenë ndaj Atalantës.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI