Flash

Premier League, rikthehen tifozët në stadium nga 2 dhjetori: buzëqesh Southampton e Brighton

Lapsi.al 23 November 2020
Premier League, rikthehen tifozët në stadium nga 2 dhjetori:

Premier League përgatitet të mirëpresë një pjesë të tifozëve të saj nëpër stadiume. Duke filluar nga 2 dhjetori, në fakt, impiantet sportive të Mbretërisë së Bashkuar mund të kthehen të presin një numër të limituar spektatorësh, në bazë të zonës në të cilën gjenden. Në 'Tier 1', ajo me më pak kufizime, do të pranohen deri në 4000 tifozë (ose 50% i kapacitetit në rastin e stadiumeve të vogla), në 'Tier' 2 do të ketë vend për maksimumi 2000 persona, ndërsa në 'Tier' 3 portat do të mbeten të mbyllura. Për momentin në kategorinë e parë, atë me rrezikun e infektimit më të ulët, futen vetëm stadiumet e Southampton e Brighton.

Në Premier League po luhet pa spektatorë që nga rifillimi post-lockdoën, përjashtim bëri vetëm një miqësore e fundit të gushtit mes Chelsea e Brighton. Qeveria e Boris Johnson ka njoftuar në detaje cilat limitime do të parashikohen për secilën 'Tier', por nuk është shpërndarë ende një listë e plotë se cilat zona do të futen në brezat e ndryshme.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI