Flash

Messi, City përjetë: ofertë 10 vjecare për ta marrë në Manchester

Lapsi.al 24 November 2020
Messi, City përjetë: ofertë 10 vjecare për ta marrë

Një ndeshje për tu harruar kundër Atletico Madrid, një javë pushim në Champions, me ndjesinë e të qenit i ndarë në shtëpi. Messi është gjithnjë e më larg nga Barcelona. Që do të ikë tashmë duket e sigurtë, e kur flitet për destinacion të mundshëm, mbetet vetëm një: Manchester City i mentorit të tij Guardiola. Emirët që udhëheqin klubin kanë një plan të detajuar për të ardhmen e Leos. Një plan I destinuar të bëhet realitet kur nga janari do të jetë e mundur të nisin tratativat për kalimin e argjentinasit në Premier.

Sipas "As" projekti parashikon që Leo të bëjë disa sezone në Manchester. Pastaj, kur mosha e forma fizike të ulin rendimentin e tij, mund të spsotohet në një kampionat më pak impenjativ, në një klub që administrohet nga të njëjtët pronarë të City. Mund të zgjedhë mes Shteteve të Bashkuara (Neë York City Fc), Australisë (Melbourne City) ose Japonisë (Yokohama Marinos). Kurt ë vendosë më pas të varë këpucët në gozhdë, është gati karriera e re: ambasador botëror i grupit. Një figurë kaq karizmatike mund ti lejojë Manchester City të pagëzohet si klub i nivelit të parë në elitën futbollistike.

Të marrësh në shtëpi Messi, me pak fjalë, shkon përtej aspektit sportiv. Transferimi i tij në Angli do të shërbejë ti japë një impuls vendimtar brandit të klubit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI