Flash

"Pashë Messin në stërvitje, doja të lija futbollin": Boateng tregon çfarë i ndodhi në Barcelonë

Lapsi.al 25 November 2020
"Pashë Messin në stërvitje, doja të lija

Nuk është e thjeshtë të krahasohesh me më të mirët, të pranosh thjeshtësinë e vërtetë të fakteve (kaq i mirë nuk do jem kurrë) pa rënë në tentacionin e zilisë (është më i mirë, por...). E di mirë këtë Kevin Prince Boateng, i kthyer kohët e fundit në Itali me Monzën. Në karrierën e gjatë 33 vjecari me origjinë ganeze ka fituar një kampionat e një Superkupë me Milan, një tjetër titull me Barcelonën, një kupë Gjermanie me Eintracht. E megjithatë... “të stërvitesha me Messi më la pa fjalë: kisha thënë gjithnjë se Cristiano Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi është tjetër gjë, nuk është normale. Stërvitesha me të e, për herë të parë në karrierën time, ndihesha i kotë: bënte gjëra të pabesueshme, më vinte të thosha: po e lë fare, nuk luaj më”.

Boateng është kthyer edhe në temën e racizmit, pavarësisht se thotë që ndihet shumë italian, përtej kampionateve të luajtur me Milan, Sassuolo e Fiorentina. Eshtë italiane edhe e shoqja, Melissa Satta. Por 33 vjecari gjerman me origjinë ganeze kujton se disa gjëra, pikërisht si racizmi, nuk janë përmirësuar me kalimin e viteve. ”Në 2013 thosha: shpresoj që fëmijët pas disa vitesh mos ta dinë cfarë do të thotë racizmi. Por fatkeqësisht dëgjon të flitet për të më shumë sot se dje”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI