Flash

'Një ditë do të luajmë futboll bashkë': Pele i dëshpëruar për ndarjen nga jeta të Maradonës

Lapsi.al 25 November 2020
'Një ditë do të luajmë futboll bashkë': Pele

Kampioni i botës në 1986 Diego Maradona është ndarë nga jeta për shkak të një krize kardiorespiratore, ndërsa ishte duke rikuperuar pas një operacioni në tru. Shumë klube kanë shprehur nderimin e tyre për simbolin argjentinas e nuk mund të bënte ndryshe legjenda braziliane e futbollit Pele: "E sigurtë është se një ditë do të luajmë futboll bashkë në qiell," ka shkruar Pele në një komunikatë të shkurtër.

Pele e Maradona janë konsideruar më të mirët e të gjithë kohëve. Të dy kanë luajtur një rol jetësor për vendet e tyre respektive. Maradona ka ndihmuar Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në 1986, ndërsa Pele e ka fituar trofeun tre herë. Të dy legjendat janë shfaqur shumë herë bashkë dhe kishin një respect e miqësi të madhe për njëri-tjetrin.

Maradona ishte duke stërvitur klubin argjentinas të Gimnasia de La Plata. Ai ka luajtur futboll për Boca Juniors, Napoli e Barcelona dhe është adhuruar nga miliona njerëz në botë për aftësitë e tij me topin. Ai ka luajtur dy vjet në Nou Camp përpara se të kalonte tek Napoli, ku luajti për 7 vjet dhe shënoi mbi 100 gola.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI