Flash

Video/ Foden shpëton Guardiolën në Greqi: fitorja e Gladbach e bën vendimtare Inter-Real

Lapsi.al 25 November 2020
Video/ Foden shpëton Guardiolën në Greqi: fitorja e Gladbach e

Dy rezultate të rëndësishme, në mënyrën e tyre, edhe pse u arritën nga dy skuadra kryesuese. Manchester City ia del të marrë fitoren në Greqi kundër Olimpiacos me një gol të Foden. Skuadra e Guardiolës ruan 100% fitoret, sepse kualifikimi ishte siguruar. Poker i Borussia Moenchengladbach në shtëpi kundër Shakhtar Donetsk, një rezultat që e bën të ethshme përplasjen Inter-Real.

Citizens shkuan si kryesues në Pire dhe dolën aty si skuadra që ka të padiskutueshëm vendin e parë të renditjes së grupit C, me 12 pikë në 3 ndeshje. Olympiacos kërkonte pikë, në garë me Porton për vendin e dytë, por janë dënuar nga një gol i Foden në minutën e 36' që i ka dhënë fitoren anglezëve dhe pothuaj ka vendosur fatet e grekëve, me Porton që në rast fitore shkon 6 pikë larg dhe siguron kalimin si e dytë, me dy ndeshje ende për tu luajtur.

Në grupin B fitorja bindës e Gladbach 4-0 përballë Shakhtar e ka bërë vendimtare Inter-Real: skuadra humbëse praktikisht del jashtë Champions. Gjermanët kryesojnë me tetë pikë me serinë e golave që u hap në minutën e 17' nga Lars Stindl. Përpara se të mbyllej pjesa e parë, Borussia siguroi rezultatin me golin e Elvedi në të 34 dhe në të parën shtesë me autor Embolo. Në minutën e 77' Oscar Wendt mbylli kronikën e një ndeshje që nuk pati histori.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI