Flash

Video/ Real Madrid triumf në San Siro, 1/8 për Inter një mirazh: Atalanta bën 'namin' në Liverpool

Lapsi.al 25 November 2020
Video/ Real Madrid triumf në San Siro, 1/8 për Inter një mirazh:

Surpriza, siguri e kualifikime të mbetura në tentativë. Në mbrëmjen e Champions League befasinë më të madhe e ka bërë Atalanta, që shkon të fitojë në Anfield Road duke hapur krejtësisht grupin. Inter rrëzohet në San Siro përballë Real Madrid dhe mbetet i fundit, ndërsa Atletico Madrid nuk siguron dot kalimin e raundit, i bllokuar në shtëpi nga Lokomotiva e Moskës.

GRUPI A

Asnjë problem për Bayern Mynih që dominon grupin me pikë të plota pas 4 ndeshjeve të para. Bavarezët imponohen edhe në Allianz Arena kundër Salzburg me një 3-1 që e ngjit skuadrën e Flick në kuotën 12 pikëve. Lewandowski shëni në minutën e 43, duke i hapur rrugë fitores së bavarezëve. Golin e dytë e shënoi Coman në të 52, ndërsa dalja e Roca me karton të kuq nuk i prishi punë Bayern, që shënoi të tretin me Sane, duke mos u shqetësuar nga goli i vetëm i austriakëve me kosovarin Mërgim Berisha. Nuk siguron dot kalimin e raundit Atletico Madrid, që duhet të fitonte kundër Lokomotiv Moskë për tia arritur. Colchoneros nuk shkuan më shumë se 0-0 në shtëpi, duke qendruar në kuotën e 5 pikëve, dy mbi rusët.

GRUPI B

Me Gladbach në vendin e parë me 8 pikë sfida në San Siro vendoste shumë për shanset e kualifikimit për një mes Inter e Real Madrid. Nuk i ka shëbyer zikaltërve statistika e favorshme në shtëpi, sepse Hazard në minutën e 7 ka kaluar në avantazh skuadrën me shumë mungesa të Zidane. Conte e pa veten të pashpresë në fundin e pjesës së parë kur Vidal humbi mendjen dhe u ndëshkua me kartonin e kuq, duke e lënë Inter me 10 lojtarë. Si për ta fundosur edhe më shumë skuadrën, Hakimi shënoi një autogol, duke e pozicionuar Inter të fundit në grup (2) dhe pothuaj të eleminuar, në kohën kur Real (7) ka nevojë vetëm për një pikë në dy ndeshjet e fundit për të shkuar në 1/8.

GRUPI C

Ajo që kishte frikë Olympiacos ndodhi. Të mundur nga Manchester City, grejët panë Porton të fitonte në Marseille duke siguruar kalimin në 1/8 e kompeticionit. Diferenca mes tyre është tashmë 6 pikë dhe portugezët kanë avantazhin e ndeshjes direkte, edhe nëse humbasin dy ndeshjet e fundit. Për Porton shënoi Sanusi në minutën e 39, ndërsa në të dytën skuadrat luajtën me 10 lojtarë për daljen me kartonin e dytë të verdhë, fillimisht të Grujic në të 67 dhe tre minuta më pas edhe të Balerdi, përpara se të vendoste rezultatin penalltia e Oliveirës.

GRUPI D

Befasi e madhe në Anfield Road. Atalanta dominon përballë Liverpool, duke e mposhtur 2-0 në shtëpi. Kampionëve të Anglisë me shumë ndryshime në formacion nuk i ka bërë punë as rikthimi i Salah, pas kalimit të Covid. Ilicic dhe Gosens kanë vënë përfund Reds në harkun e katër minutave duke hapur krejtësisht grupin. Skuadra e Klopp vazhdon të jetë e para me 9 pikë, por tani italianët janë dy pikë larg, aq sa Ajax që fitoi 3-1 përballë Midtjylland. Gravenberch në të 47, Mazraoui në të 49 e Neres në të 67 shënuan për hollandezët duke bërë të pavlefshëm golin e minutës së 81 nga Mabil, përpara se Sviatchenko të ndëshkohej me karton të kuq.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP A

Atletico Madrid 0 - 0 Lokomotiv Moscow

Bayern Munich 3 - 1 Salzburg

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP B

Borussia Moenchengladbach 4 - 0 Shakhtar Donetsk

Inter 0 - 2 Real Madrid

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP C

Olympiacos 0 - 1 Manchester City

Marseille 0 - 2 FC Porto

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP D

Ajax 3 - 1 FC Midtjylland

Liverpool 0 - 2 Atalanta

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI