Flash

Anglezët kontroversë me Maradonën, 'Daily Star' ofensiv në faqen e parë: "Ku ishte Var?"

Lapsi.al 26 November 2020
Anglezët kontroversë me Maradonën, 'Daily Star' ofensiv

Ndonjë anglez nuk e ka harruar atë cerekfinale në Botërorin 1986 në të cilin Diego Armando Maradona mori skenën si protagonist duke eleminuar Anglinë me fanellën e Argjentinës. Një ndeshje që u fut në histor, një 2-1 që të gjithë e kujtojnë. Dy gola të Pibe de Oro: më i bukuri i të gjithë kohëve e ajo me 'Mano di Dios' (dorën e Zotit). Kështu Daily Star, në ditën që Maradona u nda nga jeta, ka dashur ta hapë tabloidin me një faqe të parë që stonon: "Ku ishte Var kur kishim nevojë?".

Maradona ishte nga ata që në Angli shiheshin jo me sy të mirë dhe këtë e konfirmojnë fjalët e Peter Shilton, portierit legjendar anglez.

"Kishte madhështi por jo sportivitet". Portieri i Anglisë në Meksikë '86, nuk e ka falur kurrë Diegon për 'Mano de Dios', golin e shënuar nga Maradona me dorë në cerekfinalet e asaj Kupe. Në një intervistë për Daily Mail, Shilton pranon që Maradona ka qenë "lojtari më i madh me të cilin është përballur. Por ajo që nuk më pëlqen është se nuk ka kërkuar kurrë ndjesë", ka thënë ai. "Nuk e ka pranuar kurrë se mashtroi. Jeta ime ka qenë për një kohë të gjatë e lidhur me atë të Diego Maradonës, e jo në mënyrën që do të doja. Megjithatë jam i trishtuar që mësova vdekjen e tij në moshë kaq të re" është shprehur Shilton.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI