Diego Simeone, me të njëjtin emër si Maradona, e me një respekt të jashtëzakonshëm personal e profesional me legjendën argjentinase është tronditur në konferencën për shtyp pas ndeshjes së Champions me Lokomotiv Moskë kur i është thënë për ngjarjen. Tekniku i Atletico Madrid, e ka patur të vështirë të besojë se idhulli i tij i rinisë Diego Maradona nuk jetonte më.