Flash

Denoncimi i avokatit të Maradonës trondit Argjentinën: "Ambulanca me vonesë, idiotësi kriminale"

Lapsi.al 26 November 2020
Denoncimi i avokatit të Maradonës trondit Argjentinën:

"Ambulanca ka dashur më shumë se gjysëm orë për të mbërritur, gjë që ishte një idiotësi kriminale", kanë qenë fjalët e forta të Matias Morla që ka akuzuar ata që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë Diego Armando Maradonës. Avokati, menaxher e mik i Pibe de Oro ka bërë denoncimin e tij me një komunikatë zyrtare të shpërndarënë rrjetet sociale: "Sa i përket raportit të Prokurorisë Publike në San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk pati ndonjë vëmendje apo kontroll nga personeli shëndetësor i dedikuar për këto qëllime".

Morla ka njoftuar tashmë një betejë ligjore: "Ky fakt nuk duhet anashkaluar e do të kërkoj që pasojat të jenë objekt hetimi deri në fund. Ashtu si më ka thënë Diego: ‘Je ushtari im, vepro pa mëshirë’".

Nuk ka munguar edhe lamtumira personale për mikun e shtrenjtë: “Sot është një ditë e një dhimbje të thellë, trishtimi e reflektimi. Ndjej në zemër ndarjen nga miku im, që e ka nderuar besnikërinë time e mbështetjen time deri në fitët e tij të fundit. E kam përshëndetur personalisht e tani ky është një moment intim e familjar".

Për të përcaktuar Diegon në këtë moment dhimbje e dëshpërimi mund të them: ishte një djalë i mirë, ishte lojtari më i madh i historisë e ishte një njeri i ndershëm.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI