Flash

Duro kushton shumë, Laçi po mendon të vazhdojë me Nicën

Lapsi.al 28 November 2020
Duro kushton shumë, Laçi po mendon të vazhdojë me

Valixhet në dorë të Armando Cungut ishin kuptuar që pas largimit të teknikut pas javës së dytë të kampionatit dhe prapaktheu për më shumë se një arsye e drejtueve të Lacit i zgjati qendrimin në Kurbin teknikut edhe dy javë të tjera: vetëm kaq. Sepse 1 pikë kundër Partizanit e Kukësit nuk mund të kapërceheshin nga drejtuesit e klubit që këtë sezon pretendonin titullin. E kështu, pa trajner, tre ditë nga përballja me Apoloninë, bardhezinjtë kanë kërkuar një njeri që ta njohë ambjentin mirë për të mos rrezikuar një figurë të keqe edhe me fierakët e vendit të fundit.

Stravri Nica do të marrë provizorisht pankinën e Lacit dhe do të jetë ai njeriu që do të drejtojë skuadrën në ndeshjen e ardhshme. Drejtuesit bardhezinj kanë marrë kohë, pasi janë duke studiuar disa profile, ndonëse i preferuari i presidentit Laska është Shpëtim Duro. Për të arritur tek tekniku megjithatë është pak e vështirësë, sepse Duro kërkon staf me vete dhe për Lacin në këtë moment do të ishte një shpenzim që do të preferonte ta shmangte.

Gjithësesi, në Laç po mendojnë edhe alternativën për të mbajtur Nicën deri në fund të kampionatit, nëse gjërat fillojnë të përmirësohen. Bardhezinjtë nuk kanë asnjë fitore në katër javët e para, me tre barazime e një humbje që i ka bërë ta shohin veten 7 pikë larg kreut dhe momentalisht në zonën e playout, që Nica ka detyrë ta shmangë që të dielën kur përballë të ketë Apoloninë, e fundit me vetëm 2 pikë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI