Flash

Maradona, lamtumira e gjatë me misterin e balsamimit: sipas mediave prehet në Bella Vista

Lapsi.al 28 November 2020
Maradona, lamtumira e gjatë me misterin e balsamimit: sipas mediave prehet

Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradona ka tronditur botën e futbollit e jo vetëm. Dita e gjatë e homazheve është mbyllur me varrimin e Diez, ndërsa nderimet i janë kryer në Casa Rosada, pallatin presidencial argjentinas, në Buenos Aires ku populli albiceleste i dha përshëndetjen e fundit heroit të saj. Trupi i legjendës u spostua më pas, për shkak të trazirave të shkaktuar në tentativë për zgjatjen e orarit të homazheve, në Jardin Bella Vista ku është kryer edhe cerimonia private ku morën pjesë vetëm familjarët e miqtë e ngushtë.

Ndërkohë, ndërsa rezultatet paraprake të autopsisë flasin për një "insuficiencë kardiake akute" si shkak i vdekjes, gjatë ditës ishte folur për një letër të shkruar me vullnetin e tij në të cilën Maradona kërkonte të balsamohej. Lajmi, i zbuluar nga disa media argjentinase, nuk është konfirmuar, por është mohuar nga faktet. Maradona, sipas mediave kryesore ndërkombëtare, është varrosur pranë prindërve të tij.

Cerimonia funebre, private me dëshirën e familjarëve të tij, ka përfunduar pas minuta pas mesnatës me orën tonë. Diego Armando Maradona prehet tani në varrezën Bella Vista, gjithnjë nëse nuk ndodhin surpriza. Mbetet misteri i hipotezës për balsamimin.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI