Flash

Objektivi kryesor i Milan është Thauvin, Maldini del hapur: "Profili për tu ndjekur"

Lapsi.al 28 November 2020
Objektivi kryesor i Milan është Thauvin, Maldini del hapur:

Milan e ka seriozisht për Florian Thauvin. Konfirmimi vjen direct nga Paolo Maldini. "Èshtë një lojtar i nivelit të lartë që do të jetë në përfundim kontrate, kështu që me siguri do të jetë interesante nga pikëpamja ekonomike – shpjegoi drejtori i zonës teknike kuqezi për Telefoot duke folur për sulmuesin e Olympique Marseille -. Sigurisht që është një profil që duhet ndjekur".

Pasi ka bërë një tentativë në verën e kaluar, Milan nuk heq dorë nga Florian Thauvin e vazhdon të negociojë. "Nuk është prototipi i lojtarit që kemi marrë këto dy vite për moshën - ka shpjeguar Maldini duke folur për francezin -. Ajo që ne themi gjithnjë, është se miksi i duhur është ai i formuar nga shumë lojtarë të rinj me lojtarë me më shumë eksperiencë, që mund të japin dicka më shumë".

Deklarata që konfirmojnë interesimin e kuqezinjve, gati të vendosin në tavolinë për Thauvin një kontratë prej 4/5 vitesh me një pagë rreth 3 milionë në sezon. Ofertë që për momentin qendron në stand-by. Duke parë mundësinë për ta marrë me parametër zero, për momentin lojtari ka pretendime më të mëdha. Por deri në janar, sidomos nëse Calhanoglu do të largohet, gjërat mund të ndryshojnë dhe të arrihet një akord.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI