Flash

"Maradona do të ishte ende gjallë nëse do të vinte tek Juventus": fraza e Cabrinit sjell reagim, ish-mbrojtësi kërkon ndjesë

Lapsi.al 28 November 2020
"Maradona do të ishte ende gjallë nëse do të vinte tek

Thumba e ndjesë. Pas frazës së artikuluar në lidhje me vdekjen e Diego Maradonës, Antonio Cabrini bën prapaktheu. "Do të ishte ende gjallë nëse do të kishte ardhur tek Juventus sepse ambjenti do ta kishte shpëtuar, jo shoqëria por pikërisht ambjenti. Dashuria e Napolit ishte shumë e fortë e autentike sa, e theksoj, e sëmurë", kishte deklaruar ish-mbrojtësi i majtë kampion bote në 1982. Frazë të cilën Cabrini e ka tërhequr menjëherë. "Ajo që thashë nuk ishte një gjykim moral, por për energjinë e një qyteti që nuk mund ta përmbante gjithë këtë passion, fjalët e mia kanë keqkuptuar ", shpjegoi Cabrini.

"Mendova që ambjenti në të cilin unë kam përjetuar tek Juventus do ta kishte mbrojtur – ka shtuar ish-ylli i bardhezinjve -. I kërkoj ndjesë kujt është ndjerë i fyer". Ndjesë që ka ardhur pas një reagimi që shkaktuar fjalët e tij në një intervistë për emitentin Irpinia Tv të Avellinos.

"Maradona ishte një legjendë që jetonte e një kundërshtar gentilman që, ashtu si shumë kampionë, ka ditur të japë në të njëjtën kohë më të mirën e më të keqen – kishte deklaruar më parë Cabrini - Në fushë mund ta fitonte një ndeshje i vetëm e në një tjetër ambjent mund të kishte fituar edhe ndeshjen e jetës së tij që përfundoi shumë shpejt".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI