Flash

Juventusin e quajnë të varur nga Ronaldo, Pirlo thumbon: "Jo më shumë se kanë qenë ish-skuadrat e tij"

Lapsi.al 29 November 2020
Juventusin e quajnë të varur nga Ronaldo, Pirlo thumbon: "Jo

"Administruam mirë pjesën e parë, kaluam në avantazh e mund ta mbyllnim, por morëm një gol nga naiviteti ynë. Duhet të rritemi e me shpejtësi sepse ndeshjet janë të gjitha njësoj e duhen administruar në mënyrë të ndryshme". Andrea Pirlo analizon kështu barazimin e Juves në Benevento. "Edhe në fund të ndeshjes duhej më kthjelltësi për të shënuar gol. Duhet të vazhdojmë të punojmë, të rritemi e të kuptojmë ndeshjet. Kur na mungojnë lojtarët ekspertë e të rëndësishëm e kemi të vështirë".

Në lidhje me mungesën e Cristiano Ronaldos, tekniku nuk ka përdorur lojë fjalësh: "Të mërkurën në Champions ndjeu një problem e vendosi të rikuperojë sepse ishte i lodhur. Eshtë mëkat, sepse është një vlerë e shtuar, por edhe kur nuk është duhet të bëjmë ndeshjen tonë. Ishte i lodhur e kishte nevojë të pushonte. Por nuk është se Juve është e varur nga Ronaldo më shumnë se sa kanë qenë ish-skuadrat e tjera të tij".

Në fund një shkundje edhe për Kulusevskin: "Ka luajtur shumë ndeshje, pastaj të mos harrojmë se vjen nga Parma e tek Juve përgjegjësitë janë të tjera. Topi ka një peshë ndryshe, në ndeshjet e fundit nuk ka qenë shumë i kthjellët por besojmë tek ai".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI