Flash

Barcelona, lëvizje për 172 milionë euro: akord me lojtarët për pagat

Lapsi.al 28 November 2020
Barcelona, lëvizje për 172 milionë euro: akord me lojtarët

Futbollistët e Barcelonës kanë arritur një akord me klubin për shkurtimin e pagave, në respektim të parametrave të 'salary cup'. Klubi blaugrana, pas akordit, do të kursejë 122 milionë të pagave fikse. Parashikohet edhe një shkurtim prej rreth 50 milionë në të ashtuquajturat paga të ndryshueshme për një periudhë tre-vjeçare. Për t'u bërë efektive, marrëveshja e gjetur pas një negocimi të gjatë, duhet të ratifikohet së shpejti nga lojtarët dhe stafi teknik.

Në muajt e kaluar cështja-paga ishte objekt konfrontimi mes tashmë ihs-presidentit Josep Maria Bartomeu e dhomave të zhveshjes. Llogaritë e fundit të Barcas kanë treguar një humbje prej 97 milionë, ndërsa borxhi neto është dyfishuar, duke prekur 488 milionë. "Ky akord do të jetë një moment historik për të ridrejtuar situatën aktuale ekonomike" thuhet në një deklaratë të klubit.

Edhe tekniku Ronald Koeman e ka mirëpritur atë që e ka cilësuar "një zgjedhje dashurie për klubin". "I kam komunikuar zotit Tusquets - ka thënë hollandezi në vigjilje të sfidës me Osasuna - se, nëse mund të ndihmoja klubin në cfarëdo mënyre, isha i gatshëm ta bëja. Për shkak të shumë rrethanave, klubi duhet të ndihmohet e duhet parë në këtë mënyrë edhe akordi i arritur me lojtarët. Jemi në një moment në të cilin duhet menduar cfarë është më e mira për klubin".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI