Flash

Video/ Juventus nuk di të fitojë pa Ronaldon: e ndalon edhe Benevento

Lapsi.al 28 November 2020
Video/ Juventus nuk di të fitojë pa Ronaldon: e ndalon edhe Benevento

Në ndeshjen e dytë të javës së 9 të Serie A, Juventus pa Ronaldon nuk shkon përtej 1-1 kundër Beneventos e kalohet në renditje nga Inter. Në Vigorito i zakonshmi Morata (më pas i ndëshkuar me karton të kuq në fund) zhbllokoi ndeshjen me një diagonale të bukur 21'), Dybala humbi rastin për të dyfishuar (26') e në shtesën e pjesës së parë Letizia gjeti këndin e pambuluar bardhezi (48').

Jetime nga Cristiano Ronaldo, Juve humbet imazhin në Vigorito, duke bërë një hap pas në performancë e duke u kthyer e infektuar nga barazimet: për të gjetur kaq barazime duhet kthyer në sezonin 2001-2002. Skuadra e Pirlos luajti një pjesë të parë të mirë, zhbllokoi rezultatin me Moratan (diagonale precize me të majtën), shpenzoi disa raste shënimi me Ramsey e Dybala e u ndëshkua në shtesë nga një Benevento të organizuar që nuk hoqi dorë kurrë. Goli i Letizias, që la të palëvizur Szczesny e bashkë me portierin edhe të gjithë Juven, konfirmoi varësinë e bardhezinjve nga Ronaldo: pa të një skuadër e ngadaltë e pa ide.

Pirlo nuk mori asgjë nga zëvendësimet, duke parë se Kulusevski, Bernardeschi e Bentancur nuk arritën të japin shkëndijën, pavarësisht një Benevento me probleme prapa, duke parë mungesën e Caldirolas e zëvendësuesit të tij Maggio. Morata gaboi me kokë në të 51' me portën bosh, pastaj sulmet bardhezinj janë krejt të crregullt e pa shumë bindje. I vetmi aksion në kombinimin Bernardeschi-Dybala, gjen portierin Montipò spektakolar ti mohojë golin Joyas. Me kalimin e minutave rritet nervozizmi e ai që e pësoi ishte Morata: në fërshëllimën e trefishtë të Pasqua, spanjolli protestoi për një penallti të padhënë pak minuta më parë e pa ti tregohet kartoni i kuq. Nuk do të ketë derbi për lojtarin më në formë të bardhezinjve. Pirlo sheh ta parakalojë Interi i Contes, ndërsa të dielën rrezikon të shkojë -6 nga Milani kryesues.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI