Flash

Video/ Kthehet Strakosha e pëson tre gola: Lazio fundoset ndaj Udineses

Lapsi.al 29 November 2020
Video/ Kthehet Strakosha e pëson tre gola: Lazio fundoset ndaj Udineses

Lodhjet e Champions justifikojnë vetëm pjesërisht një Lazio të shëmtuar që u pa në Olimpico. E ngadaltë, makinoze, pa ide. Luis Alberto nuk ndricon, anësorët nuk gjejnë asnjëherë krosimin e Immobile mbetet gati gjithnjë jashtë nga loja, duke luftuar i vetëm me një mbrojtje bardhezi që tashmë është kthyer në garanci besueshmërie. Kryeqytetasit zbresin në vendin e nëntë në klasifikim e shohin të largohet Europa që ka rëndësi.

Inzaghi ktheu në fushë si titullar portierin e kombëtares Thomas Strakosha, pas një periudhe të gjatë inaktiviteti për shkak të Covid 19, por për shqiptarin nuk ishte rikthimi që shpresonte, i ndëshkuar nga tre gola, që nisin ta anojnë peshoren nga Reina. Në të 18' Udinese kaloi në avantazh me Arslan, edhe pse në goditjen e turkut vendimtar ishte devijimi i Acerbit, që mashtroi Strakoshën. Në fundin e pjesës së parë, pikërisht atëherë kur bardhekaltrit ishin shtyrë përpara, erdhi kundërsulmi fatal: top i humbur nga Fares, hapësirë për De Paul që shërbeu Pussetton, i ftohtë përballë Strakoshës për të shënuar 0-2.

Inzaghi u mundua të ndryshojë dicka me zëvendësimet, por mori goditje e KO në pjesën e dytë: Acerbi largoi keq me kokë, topi përfundoi në të djathtën e Forestieri që me forcë mundi Strakoshën. Penalltia e shndërruar në gol nga Immobile nuk ndryshon dot fatet e ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI