Flash

Haaland arrin shifrën 100 milionë, por Borussia nuk e shet: tre super klube presin rastin

Lapsi.al 29 November 2020
Haaland arrin shifrën 100 milionë, por Borussia nuk e shet: tre super

Ka mbyllur sezonin e kaluar me 44 gola në 40 prezenca. E ka nisur këtë aktual në kuotën 10 në Bundesligë e 6 në Champions. Duke patur parasysh se Erling Haaland është vetëm 20 vjec, është e lehtë të imagjinohet që është në qendër të interesit të klubeve më të rëndësishme europiane (pavarësisht se në javën e fundit të kampionatit humbi një rast me portën bosh në humbjen me Këlnin). Vlerësimi për norvegjezin ka arritur tashmë 100 milionë euro por drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka dashur ti bëjë gjërat e qarta: "Kemi planifikuar të ardhmen tonë me të, nuk më interesojnë zërat e merkatos".

Nuhatja në zonën gol është specialiteti i tij, por nuk i mungon as personaliteti. Duke iu referuar faktit që tekniku i tij Favre e heq shpesh nga fusha përpara fundit të ndeshjes (në fakt pak minuta nga fundi), ai ka komentuar: "Po bëhet zakon, ndoshta do që të shënoj më shumë", duke treguar se është i aftë edhe në ironi. Real e ka vënë në shënjestër, duke ndjekur logjikën, që nuk ndryshon edhe në periudhë krize, të blerjeve të përbindshme të epokës Florentino. Projekti i blancos është ai për të krijuar një super sulm duke marrë Mbappé në 2021 e Haaland një vit më pas, për të ndërtuar nga e para një skuadër të aftë të hapë një tjetër cikël fitues.

Sipas asaj që bën të ditur "As", tifozët e Real preferojnë norvegjezin (64%) ndaj sulmuesit francez të Psg (36%), por paralajmëron merengues se edhe Juventus, për pas Ronaldos, e Bayern Mynih, për post Lewandowski, kanë bërë sondazhe me Mino Raiola, menaxherin e tij, për të tentuar goditjen e tia vjedhin Madridit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI