Flash

Video/ Makina ndahet në dysh e merr flakë pas përplasjes: një mrekulli që Grosjean jeton

Lapsi.al 29 November 2020
Video/ Makina ndahet në dysh e merr flakë pas përplasjes:

Cmimi i Madh i Bahrain në Formula 1 është tronditur nga një aksident i tmerrëshm në start. Pas semaforit jeshil Haas e Roman Grosjean ndryshon drejtim, prek Alpha taurin e Kvyat, rrotullohet e përplaset me muret mbrojtëse, duke u ndarë në dysh e duke marrë flakë. Piloti i ka mbijetuar për mrekulli përplasjes, falë kapsulës së shpëtimit që e ka mbrojtur. Francezi doli i paprekur nga makina me këmbët e tij e pastaj është transportuar me ambulancë në qendrën mjekësore.

Gp i Bahrein është ndalur për rreth një orë për ti dhënë mundësinë punonjësve të sigurisë e komisarëve të fushës për të pastruar asfaltin e të rindërtonin guard-rail në dalje të kthesës tre pas aksidentit të frikshëm të Grosjean. "Romain ka djegje të lehta në duar e kavilje - lexohet në tweet e postuar nga Haas - por për pjesën tjetër është mirë. Është nën kontrollin e mjekëve në këtë moment". Piloti është transportuar në spital për të verifikuar gjendjen e tij e nëse ka pësuar fraktura.

"Grosjean ka ndonjë problem por është koshient. Nuk kam folur direkt me të por është mirë" i ka qetësuar të gjithë Gunther Steiner, team principal i Haas. "Kur sheh një episod si ky nuk ka asgjë për të thënë, vetëm shpresuam të kishte fat. Nuk mendon si ndodhi apo përse, pamë vetëm që kërcenu nga makina e duam të falenderojmë mjekun e Fia-s e security që u futën në mes të flakëve", ka përfunduar team principal i skuderisë amerikane për të cilën garon Grosjean.

https://www.youtube.com/watch?v=7YZuKp7WR2s

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI