Flash

Video/ Tirana e Dedes nuk fiton dot as me Kastriotin: "Mendoj se jemi gati për derbin"

Lapsi.al 29 November 2020
Video/ Tirana e Dedes nuk fiton dot as me Kastriotin: "Mendoj se jemi gati

Pika e dytë në tre ndeshje për Nevil Deden që kur është ulur në pankinën e Tiranës. Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e zhvilluar në Kamëz mes Kastriotit dhe bardhebluve, që nën drejtimin e ri vazhdojnë të zhgënjejnë, duke koleksionuar në tre ndeshje më pak pikë sa kishte marrë Egbo në dy. Kampionët në fuqi janë ndarë 1-1 me krutanët, që mbetet të pathyer: "Prisja të fitonim ndeshjen, pavarësisht në disa momente të lojës ishte e vështirë. Duhet të ishim më agresivë para portës dhe ta mbyllnim ndeshjen pas golit të parë" ka thënë Dede pas ndeshjes.

Kryeqytetasit shënuan të parët me Ernest Muçin, që në minutën e 8, duke e bërë të dukej një ndeshje e lehtë për ta fituar. Por rotacioni i bërë nga Dede, që la pushim Vangjelin, duke i besuar të rinjve si Toli e Nuhiu, krijoi ndonjë luhatje në një prapavijë që ende nuk po gjen stabilitet: "Vangjeli është një lojtar i rëndësishëm. Skuadra kishte nevojë për rotacion. Kjo më bëri të mendoja që të freskoja krahët. Toli dhe Nuhiu janë të rinj, por nëse nuk i aktivizojmë nuk rriten" shpjegoi Dede.

Ekipi krutan e rriti nivelin e ndeshjes me kalimin e minutave, duke barazuar 10 minuta nga fundi i pjesës së parë me brazilianin De Silva, por kishin mundësi edhe ta fitonin ndeshjen: "Në qendër nuk kishim probleme, vuajtëm pak me topat në ajër. Në pjesën e parë ishim më të kontrolluar. Më vjen keq që u çamë në krahun e djathtë. Kemi një skuadër të re dhe te riformatuar. Më djeg që nuk fituam dot, kjo më bën të mendoj se duhet të mendojmë diçka tjetër dhe të jemi agresivë".

Teknikut Nevil Dede, i duhet të presë për të shijuar fitoren e parë në krye të skuadrës më të titulluar në shtëpi, por është kontrovers kur shprehet gati për derbin me Partizanin, pas një serie prej dy barazimesh e një humbje: "Mendoj se jemi gati për derbin. Na kthehet Toshevski dhe do jemi shumë entuziastë. Do jetë shumë e lehtë për mua dhe stafin ta përgatisim këtë ndeshje, pasi motivimi dihet. Kemi pak hapësirë kohën e duhur për të rikuperuar lojtarët dhe ta përgatisim ndeshjen" përfundoi Dede që e sheh veten me 5 pikë në vendin e gjashtë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI