Flash

Vrasje e qëllimshme e Maradonës: mjeku personal nën hetim

Lapsi.al 29 November 2020
Vrasje e qëllimshme e Maradonës: mjeku personal nën hetim

Zhvillim i pabesueshëm në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Ashtu si referon e përditshmja argjentinase 'La Nacion', përballë parregullsisë së pretenduar në rikuperimin në shtëpi të Pibe de oro, Gjykatësi ka vendosur kontrollin e shtëpisë e zyrës së mjekut të tij personal, Leopoldo Luque, "i shndërruar në të hetuarin kryesor për momentin me akuzën vrasje e qëllimshme". "Në dritën e provave të mbledhura, është konsideruar e nevojshme të kërkonim kontrollin e banesës e zyrës së doktor Luque - bëjnë të ditur burime gjyqësore - Nëse parrgullsia në kurimin në shtëpi të Maradonës do të konfirmohet, mund të bëhet fjalë për krimin e vrasjes së qëllimshme".

Luque është mjeku që në 3 nëntor kishte operuar Maradonën për heqjen e një mpiksje gjaku në tru. 60 agjentë kanë kontrolluar banesën e klinikën e doktorit, që të mërkurën e kaluar nuk ndodhej në shtëpinë e kampionit argjentinas në lagjen e San Andrés në periferi të Buenos Aires, por ka telefonuar numrin e emergjencës 911 për të kërkuar një ambulancë në 12.16.

Hetuesit duan të kuptojnë sa herë doktor Luque ka shkuar në shtëpi për të kontrolluar pacientin e tij. Deri tani neurokirurgu ishte i vetmi anëtar i stafit të Maradonës që nuk ishte dëgjuar si dëshmitar. "Dje kemi vazhduar me hetimet duke marrë në konsideratë edhe disa deklarata dëshmuese të të afërmve të Maradonës", ka shpjeguar në një komunikatë prokurori i përgjithshëm i San Isidro. Gjithnjë sipas la Nacion, kur ka mbërritur policia, Luque ka mbetur i befasuar: "Nuk e prisja".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI