Flash

"U rrëzua dhe përplasi kokën 7 ditë para vdekjes e askush nuk e vizitoi": tjetër zbulim për cështjen Maradona

Lapsi.al 30 November 2020
"U rrëzua dhe përplasi kokën 7 ditë para vdekjes e

Hetuesit punojnë për të hedhur dritë jo vetëm për atë që ndodhi mëngjesin e 25 nëntorit në orët që paraprinë vdekjen e Maradonës, por edhe në ditët e mëparshme. Sipas dëshmive të personelit mjekësor që po kujdesej për rehabilitimin post operator, in primis infermieria Dahiana Gisela Madrid (e njëjta që i kishte dhënë hetuesve një version jo akordues në krahasim me atë që i kishte dhënë eprorëve të saj për cfarë ndodhi atë mëngjes), Maradona kishte marrë një goditje të fortë në kokë si pasojë e një rrëzimi aksidental.

Sidoqoftë askush nuk është marrë me këtë ngjarje për ta kontrolluar idhullin argjentinas në lidhje me atë që mund të kishte pësuar në kokën e operuar disa ditë më parë. “Maradona u rrëzua një javë para vdekjes e mori një goditje të fortë në kokë, por nuk mendoi askush ti bënte një rezonancë magnetike ose një tomografi. Asgjë prej gjëje”, ka zbuluar Rodolfo Baqué, avokati i Dahiana Madrid. Jo vetëm kaq, i njëjti burim ka zbuluar se pas daljes nga spitali të Maradonës, ai ka ndjerë disa anomali në nivel kardiak, por edhe në këtë rast askush nuk e ka parë të udhës të kryejë kontrolle mjekësore. “Kanë menduar vetëm të kurojnë varësinë nga alkoli, duke harruar që kishin të bëjnë me një pacient kardiopatik që ndërkohë kishte nevojë për asistencë nga ana e personelit mjekësor të specializuar”, ka thënë Baqué.

Neurokirurgu Leopoldo Luque, mjeku personal i Diego Armando Maradona, është mbrojtur nga akuzat për përgjegjësi në vdekjen e Pibe de Oro: sipas asaj që bën të ditur Nacion, Drejtësia argjentinase ka nisur një hetim mbi të duke urdhëruar kontrollin e banesës së mjekut e ambulancës së tij. Hipoteza është ajo e vrasjes së qëllimshme, me dyshimin që kampionit nuk i janë bërë kurat e duhura.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI