Flash

Video/ Gervinho fundos Genoan: Torino e Sampdoria 'luftojnë' për tu ndarë në paqe

Lapsi.al 30 November 2020
Video/ Gervinho fundos Genoan: Torino e Sampdoria 'luftojnë'

Pikë të rëndësishme për Parmën që i beson gjithnjë e më shumë Gervinos, protagonist absolut në transfertën me Genoan. Me këtë rezultat dukalët i largohen zonën së ftohtë, ndërsa në ndeshjen tjetër Torino e Sampdoria provojnë të fitojnë pa rezultat, duke ndarë në fund një barazim 2-2 mes tyre.

GENOA 1-2 PARMA

Pikë të rënda për Parmën në përplasjen për mbijetesë, që mbyll javën e 9 të Serie A. Në Ferarris skuadra e Liveranit mposhti Genoa 2-1, duke kaluar në renditje Fiorentinën e duke iu larguar zonës së ftohtë të rënies nga kategoria. Në Marassi protagonisti i madh i mbrëmjes ishte Gervinho. Në pjesën e parë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë (10') zhbllokoi ndeshjen pas një sugjerimi inteligjent të Kucka. Gervinho goditi edhe një traversë në pjesën e parë, përpara se të dyfishonte shifrat në të 47'. Genoas, në humbjen e katërt radhazi, nuk i mjaftoi goli i Shomurodov (50').

TORINO 2-2 SAMPDORIA

Përfundoi 2-2 e para nga dy ndeshjet e prapambetura të javës së 9 të Serie A mes Torinos e Sampdorias. Belotti kaloi në avantazh skuadrën granata pas një inisiativ interesante të Singo; dorianët përmbysën rezultatin në fillim të pjesës së dytë me Candreva (54’) e Quagliarella (63’), që shfrytëzoi në perfeksion me një të djathtë fluturimthi një asist të ish-interistit. Kur formacioni i Giampaolos u duk se mori fitoren, mendoi Meité të rivendoste ekuilibrat 13’ minuta nga fundi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI