Flash

Quajeni stadiumi "Maradona": Impianti i Napolit me emrin e tij që në ndeshjen e ardhshme

Lapsi.al 30 November 2020
Quajeni stadiumi "Maradona": Impianti i Napolit me emrin e tij që

Nuk ka më San Paolo, por vetëm Maradona. "Kam lexuar propozimet alternative por në fund emri do të jetë Stadiumi Diego Armando Maradona. Procedurà do të jetë më e shpejta e mundur. Sot ishte një mbledhje e komisionit toponomastik, të premten kam thirrur atë të Komunës e do të përfundojmë gjithcka. Pastaj një kalim tek Prefekti që ne e kemi aktivizuar që tani. Kam të drejtë të pretendoj se nga ndeshja e ardhshme e Napolit në shtëpi mund të zyrtarizohet emri". Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Napolit Luigi De Magistris.

"Ceremoni zyrtare? Të shohim. Do të ketë disa momente që duhen vendosur bashkë, duhet të krijohet edhe një pllakë zyrtare - vazhdoi De Magistris në mikrofonët e Radio Marte - Në këtë periudhë nuk mund të ketë pjesëmarrje popullore. Tani urgjenca është që zyrtarisht të emërtohet stadiumi. Unë shoh në rendin natyror të gjërave që në një moment do të ketë një shesh ose një rrugë me emrin e Maradonës. Rezultati më i fortë, sidoqoftë, është stadiumi: atje na bëri të gëzohemi dhe të ëndërrojmë. Unë mendoj se stadiumi Diego Armando Maradona është zgjidhja më e mirë. Kishte edhe propozime të tjera por ky është vendimi" - përfundoi kryebashkiaku.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI