Flash

Video/ Leicester dështon të kapë kreun, West Ham 'fshikullon' Aston Villa

Lapsi.al 30 November 2020
Video/ Leicester dështon të kapë kreun, West Ham

West Ham ia del të ruajë cfarë ndërtoi në pjesën e parë, duke mposhtur 2-1 Aston Villan, që nuk mundi të rikuperojë rezultatin, edhe pse i shkoi pranë (gol i anulluar në shtesë). Leicester nuk kap mundësinë për të arritur Liverpool e Tottenham në krye të Premier e, në javën e 10, humbi 2-1 në shtëpi kundër Fulham.

WEST HAM 2-2 ASTON VILLA

Një fillim i mirë për londinezët i dha fitoren në fund të takimit, edhe pse polemikat nuk do të mungojnë, pas golit të anulluar në shtesë për Aston Villa, që do të vlente barazimin 2-2. Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 2 me Ogbonna. Mbrojtësi italian bëri të vlente fizikun, por Villans barazuan me Grealish në minutën e 25, duke rivendosur barazinë. Ekuilibri në fakt mbetet në fuqi deri në fillimin e pjesës së dytë, kur Bowen kaloi sërisht në avantazh West Ham në të 46. Hammers u mbyllën, në përpjekje të ruanin rezultatin dhe ia arritën. Por polemikat nuk do të mungojnë për anullimin e golit të Ëatkins në kohën shtesë, me sulmuesin që humbi edhe një penallti në minutën e 74.

LEICESTER 1-2 FULHAM

Nuk ka vend të parë në Premier për Leicester, që pëson humbjen e tretë në shtëpi. Në King Power Stadium, Foxes e nisën mirë duke humbur mundësin e avantazhit që në të 19': në zhvillimet e një goditje dënimi Tielemans goditi shtyllën, ndërsa me topin që u kthye Fofana e përplasi në traversë. Fat i munguar, por jo për Fulham që kaloi në avantazh në minutën e 30': Anguissa shërbeu për Lookman, që i vetëm me Schmeichel nuk gaboi. Gjërat u përkeqësuan në të 38', kur Fuchs pengoi në zonë Reed e Cavaleiro, nga pika e bardhë bëri 2-0 për Cottagers. Në pjesën e dytë, Rodgers tentoi gjithcka për gjithcka duke futur në lojë Under dhe Leicester arritën të ngushtonin diferencën në të 86': spond me kokë i Vardy dhe e majtë në zonë e Barnes, që mposhti Areolan. Kaq nuk mjaftoi dhe përfundon 1-2, me Foxes që mbetën në kuotën 18 e dështuan në rastin për të kapur Liverpool e Tottenham në krye, duke zbritur tashmë në vendin e katërt. Sukses i rëndësishëm për Fulham, që doli nga zona e ftohtë e parakaloi Burnley e West Bromwich, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI