Flash

"Like" i Totti për Manolas pas Napoli-Roma 4-0: ish-kapiteni verdhekuq mes polemikave

Lapsi.al 30 November 2020
"Like" i Totti për Manolas pas Napoli-Roma 4-0: ish-kapiteni

Francesco Totti e ka parë veten në mes të një stuhie kritikash, rastësisht ose ndoshta rastësisht/ Pyetja që bëhet gjithnjë në këto raste është gjithnjë e njëjta: pëlqim me dëshirë, pa mendje apo program që kalon automatikisht? I ka ndodhur shpesh shumë personazheve të famshëm të vendosin në Instagram “më pëlqen” pak a shumë rastësor, e kjo gjë i ka ndodhur këtë herë Francesco Totti.

Edhe në të kaluarën nga profili i kapitenit historik të Romës ishte bërë ndonjë 'like' i cuditshëm për shitjen e mundshme të Florenzit e, për shembull, edhe teknikut Fonseca i kishte shpëtuar një pëlqim (prej tij i mohuar) në një koment kundër Florenzit. Por këtë herë cështja është më serioze sepse në rrjetet sociale është shfaqur aprovimi i Totti në një postim të Manolas që feston fitoren e djeshme të Napolit.

Nuk do të kishte asgjë të keqe duke parë se greku e Totti janë miq e kanë luajtur bashkë për tre sezone, nëse nuk do të ishte që Napoli, mbrëmë, ka shkatërruar 4-0 pikërisht Romën. E kështu tifozëve verdhekuq ky 'like' i Francescos nuk i ka pëlqyer: “Përse, kapiten?”, ishte një prej komenteve që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI